Zëdhënësi zyrtar i partisë selefiste Nour në Egjipt, Nader Bekër, e quajti fitoren e Mursit në zgjedhje si “Një fitore për të gjithë egjiptianët”.
Z.Bekër gjatë komenteve të tij në Twitter fliste për ecurinë e numërimit të votave në zgjedhjet e para presidenciale në vend.
Kjo është një fitore për tërë Egjiptin, jo për ndonjë parti të vetme politike. “Dhe unë insistoj se ata që votuan për Shafikun janë Egjiptianë që kanë marrë pjesë në rilindje; ne nuk do të hakmerremi ndaj askujt”.
Partia Selefiste kishte mbështetur kandidatin e pavarur Abdel Moneim Abul-Fotouh në raundin e parë të zgjedhjeve por në të dytën kishin votuar Mursin./mesazhi/kohaislame