Duke theksuar se 18 persona që mendohet se ishin emigrantë të parregullt humbën jetën nga zjarret në rajon, SYRIZA në deklaratën e saj tha se emigrantët janë bërë kurban për paaftësinë e qeverisë që të merret me efektivitetet me zjarret
Partia kryesore opozitare e Greqisë, SYRIZA, ka paralajmëruar kundër rritjes së ndjenjave anti-emigrante lidhur me pretendimet se zjarret në rajonin verior të Evrosit ishin shkaktuar nga disa emigrantë, transmeton Anadolu.
Duke theksuar se 18 persona që mendohet se ishin emigrantë të parregullt humbën jetën nga zjarret në rajon, SYRIZA në deklaratën e saj tha se emigrantët janë bërë kurban për paaftësinë e qeverisë që të merret me efektivitetet me zjarret, sikur edhe ata janë fajtor për gjithë Greqinë që po digjet.
Deklarata akuzoi gjithashtu qeverinë për “dërgimin e mesazheve të urrejtjes duke ushqyer ndjenja të një armiku të jashtëm”.
“Prokurorët duhet të ndërhyjnë menjëherë kundër çdo thirrjeje për pogrome nga milici të padëshiruar në Evros”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se vendi po përballet me rrezikun e fashizmit që përhap dhunën “në malet e Evros-it, në lagjet e Athinës, në rrugicat e errëta”.
Të mërkurën, prokurorja e Gjykatës së Lartë të Greqisë, Georgia Adeilini, reagoi ndaj zjarreve katastrofike në Aleksandropolis dhe një incidenti racist, i cili përfshinte mbylljen e 25 emigrantëve në një rimorkio kamioni dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të tij duke brohoritur slogane raciste.
Ajo bëri thirrje për hetime mbi shkaqet e zjarrit katastrofik në rajonin verilindor Evros dhe hetime të detajuara mbi incidentin racist, i cili u shfaq pas vdekjes së 18 personave që besohet se ishin azilkërkues në pyllin Dadia në rajon të martën.
Ndërkohë, qindra njerëz protestuan në kryeqytetin Athinë kundër masave ndaj zjarreve nga qeveria, të cilat ata i quajtën joefektive dhe të pamjaftueshme, dhe rritjes së ndjenjës anti-emigrante.
Të premten në mbrëmje, PAME, një sindikatë e madhe, do të zhvillojë gjithashtu protesta kundër qeverisë për zjarret.