5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Partia “Fjala” kërkon shkarkimin e zv.ministrit Dedaj nga pozitat shtetërore

Më të lexuarat

Partia Fjala, përmes një komunikate për media shkruan se ka përcjellë me vëmendje deklaratat, siç i quan kjo parti “skandaloze të zv.ministrit të punëve të jashtme Gjergj Dedaj”.

“Këto deklarata skandaloze duke barazu Turqinë me Serbinë, është nonsens dhe budallaki diplomatike, pasi dihet së çfarë aleati është Turqia tani për Kosovën”, thuhet në reagimin e partisë Fjala.
Zgjedh planin e banesës që e ëndërron, në Linda Premium Residence
E SPONSORUAR

Andaj, siç thuhet më tej, kërkojmë nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj ta dënojë dhe jo të distancohet.

“Është koha e fundit që zv.minsitri Dedaj njëherë e përgjithmonë të largohet nga pozitat zyrtare. Pozitë kjo që prej sa ka ardhur aty nuk është ndalur duke fyer si miqtë e Kosovës ashtu edhe besimtarët myslimanë”.

“Dedaj duhet t’i mbaj qëndrimet e veta individuale pasi është zyrtar qeveritar dhe jo të shpreh urrejtje siç bëri këto ditë ndaj komunitetit turk në Kosovë, pasi këto deklarime mund t’i kushtojnë me pasoja Kosovës”.

“Qeveria nuk duhet të distancohet por duhet urgjent të veprojë duke mbrojtur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Nuk është për të shprehur keqardhje, por për të vepruar dhe marrur masat. Kryeministër vepro me mençuri dhe mbrojë të gjithë qytetarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe jo zyrtarin e qeverisë suaj”, thuhet në komunikatën e partisë Fjala.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit