Partia FJALA hapi fushatën në Mitrovicë dhe mbanë takimet në pjesën veriore të saj Partia FJALA sot hapi fushatën e saj në qytetin e Mitrovicës ku prezentoi nëntë kanidatët e saj nga ky qytet. Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi para mediave dërgoi një mesazh të qartë se Mitrovica ka qenë një dhe do të mbetet një e bashkuar dhe jo e ndarë. Tutje Kelmendi i prezentoi të nëntë kandidatët e Partisë FJALA nga ky qytet. Ndërsa kandidati i Partisë FJALA i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës Prof.Shpend Sejdiu tha se me ardhjen e Partisë FJALA në pushtet problemi i Mitrovicës dhe mosfunksionalizimi i saj do jetë primare që Partia FJALA do i rregulloi. Pas prezentimit para mediave Partia FJALA filloi takimet në pjesën veriore të Mitrovicës ku po takon qytetarët dhe bizneset e qytetarëve Mitrovicas.
Kandidatët e Partisë FJALA nga Mitrovica janë:
Abdelnaser Çuni Magjistër i Farmacisë, Ekonomist, Fakulteti i Sociologjisë,
Nystret Preteni Magjistër i Ekonomisë dhe Magjistër i Shkencave Politike,
Ferki Shala Artist,
Ardiana Beka Sociologe,
Arnesa Ibrahimi Ekonomiste,
Shepnd Sejdiu Profesor i Gjuhës Angleze
Jurist Fakulteti i S.Sigurisë,
Bujar Behgjeti Ekonomist,
Nuredin Beka Hafiz Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore