0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Partia e njohur e Erdoganit, AK Parti, hapë përfaqësi edhe në Maqedoni

Më të lexuarat

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi do të hapë përfaqësi në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë Përgjegjës për Marrëdhënie të Jashtme, Mehdi Eker, tha se rregullorja e partisë lejon hapjen e përfaqësive edhe jashtë vendit dhe në këtë mënyrë, me udhëzim të kreut të partisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, kanë nisur aktivitetet për hapjen e përfaqësive në shtatë shtete, konkretisht nëntë qytete.

Eker tha se përfaqësitë fillimisht do të hapen në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Gjithsesi, rregullorja jonë parasheh organizim jashtë vendit, proces gjatë të cilit ne marrim parasysh ligjet e atyre vendeve. Mbase në secilin vend do të jetë institucion i veçantë juridik, diku shoqatë, diku fondacion, diku drejtpërdrejt përfaqësi, e diku grup social. Janë duke u zhvilluar punime në këtë drejtim”, njoftoi Eker.

Ai shtoi se vendet në të cilat do të hapen përfaqësitë do të përbëjnë një pikë zyrtare kontaktesh si me shtetasit turq, njashtu edhe me partitë politike dhe qeveritë.

Duke folur për shkaqet për të cilat fillimisht kanë përzgjedhur shtatë shtetet e lartëpërmendura, Eker tha: “Janë rajone që na interesojnë, qendra globale, si për shembull Washingtoni dhe New Yorku. Shtetet e Ballkanit janë shtete ku ne kemi bashkatdhetarë, kemi marrëdhënie intensive ekonomike dhe tregtare dhe kontakte të nivelit të lartë. Të rëndësishme janë edhe në aspektin rajonal, por edhe në aspektin e marrëdhënieve kulturore. Vendet që kemi caktuar janë vendi ku ne si AK Parti duhet të ndodhemi nga aspekti politik, ekonomik dhe kulturor”.

Eker po ashtu tha se AK Parti përbën një koncept civilizimi, duke shtuar se ajo nuk përbëhet vetëm nga një program koncepti i së cilës ka të bëjë vetëm me pjesën brenda kufijve të Turqisë.

“Ka një koncept global, koncept të njerëzimit, civilizimit. AK Parti është parti idealesh, pikëpamjet e së cilës kanë të bëjnë plotësisht me paqen e tërë botës dhe sigurinë globale. Rrjedhimisht, prania e përfaqësive të një partie të tillë në qendrat e rëndësishme botërore dhe përdorimi i tyre në mënyrë ligjore si pikë kontaktesh është tejet e natyrshme”, tha ai.

– “Të gjithë së bashku duhet ta luftojmë FETO-n”

Eker tha se organizata terroriste FETO nuk ushtron aktivitete vetëm lidhur me Turqinë, por në lidhje me shumë shtete.

Sipas tij, lufta kundër FETO-s nuk duhet zhvilluar vetëm nga AK Parti, por nga të gjitha institucionet e Turqisë dhe të gjitha organizatat civile dhe politike.

“Në shumë fusha, si diplomacia parlamentare dhe diplomacinë publike, të gjithë së bashku, duke përfshirë edhe organizatat tregtare dhe ekonomike, duhet ta luftojmë FETO-n”, u shpreh Eker, duke shtuar se terroristë të FETO-s që janë arratisur nga Turqia, zhvillojnë fushata intensive kundër Turqisë në qendra të caktuara të Evropës dhe në SHBA.

Ai theksoi rëndësinë e aktiviteteve të organizatave ekonomike, tregtare, politike dhe civile të Turqisë për shpejgimin e fytyrës së vërtetë të FETO-s shteteve të huaja.

“Bëhet fjalë për atë që duke filluar nga viti 2018, ne si AK Parti, dhe përmes organizatave të shoqërisë civile, shteteve të tjera t’ua rrëfejmë kauzën tonë të drejtë në një mënyrë që FETO-s t’ia heqim mbulesën. Ne kemi projekte për këtë dhe janë duke u përgatitur programe. Janë duke u përgatitur punime qoftë përmes anëtarëve të grupit tonë në Parlamentin e Turqisë, organizatave tona të tjera, qoftë përmes organizatave ekonomike dhe tregtare apo organizatave të shoqërisë civile. Edhe këto do të aktivizohen. Kjo sepse ajo që FETO deshi të shkatërronte më 15 korrik nuk ishte vetëm AK Partia, por e gjithë Republika e Turqisë”, tha për AA Mehdi Eker.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit