9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Parlamenti turk miratoi ligjin për “dezinformim” – dënimet do të shkojnë deri në tre vjet burg

Më të lexuarat

Parlamenti i Turqisë miratoi një ligj që kriminalizon shpërndarjen e “informacionit të rremë në lidhje me sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit”.

Rregullorja përfshin edhe mesazhe “që mund të dëmtojnë shëndetin publik, të prishin rendin publik dhe të përhapin frikë apo panik në popullatë”.

Shumica e deputetëve votuan pro, që gjykatat të dënojnë me disa vite burg gazetarët e akredituar, si dhe përdoruesit e thjeshtë të rrjeteve online. Në raste ekstreme, dënimet shkojnë deri në tre vjet burg.

Propozimi nga AKP në pushtet dhe partneri i saj, partia ultra-nacionaliste MHP, është kritikuar shumë si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Shoqatat e gazetarëve paralajmëruan se drafti mund të çojë në një nga mekanizmat më të rreptë të censurës dhe autocensurës në historinë e Republikës Turke. “Ky ligj i shpall luftë së vërtetës”, tha deputetja Meral Danis Bektas nga partia opozitare pro-kurde HDP.

Deputeti Burak Erbay nga CHP theksoi se ligji i ri kufizon veçanërisht komunikimin e të rinjve. Ata komunikojnë përmes rrjeteve online si Instagram dhe Facebook, raporton dw.

“Nëse ligji kalon në parlament, ju mund ta thyeni telefonin kështu”, shtoi Erbay, duke e thyer celularin në parlament, me një çekiç që kishte sjellë me vete. Aktivisti për të drejtat e medias Veysel Ok shpjegoi se rregullat që janë miratuar tani mund të ndjekin penalisht të gjithë kritikët e qeverisë – “opozitën, OJQ-të, shoqatat, gazetarët dhe qytetarët e thjeshtë”.

Këshilli i Evropës, të cilit i përket edhe Turqia ka kritikuar përkufizimin e paqartë të “dezinformimit”, qysh në fillim të tetorit. Kërcënimi shoqërues i dënimeve me burg mund të rezultojë në “rritje të autocensurës”, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2023.

Për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili i përshkroi rrjetet online si “një nga kërcënimet kryesore për demokracinë e sotme”, ka të ngjarë që këto të jenë zgjedhjet më të vështira që kur ai mori detyrën pothuajse dy dekada më parë. Në sondazhe thuhet se AKP ka rënë në pikën më të ulët të vlerave, për shkak të inflacionit tepër të lartë, krizës së valutës dhe krizës ekonomike.

Organizatat joqeveritare denoncojnë rregullisht erozionin e lirisë së shtypit në Turqi. Në renditjen aktuale të organizatës Reporterët pa Kufij, Turqia është shumë prapa: në vendin e 149 nga 180 vende, në të cilat bëhet studime për gjendjen e lirisë së medias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit