1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Parlamenti spanjoll kundërshton nismën për njohjen e Kosovës

Më të lexuarat

Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk është njohur nga pesë anëtarë të BE-së, respektivisht nga Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja Greke, por vendet e BE-së në fjalë i njohin dokumentet e udhëtimit të Kosovës

Parlamenti i Spanjës ka hedhur poshtë nismën e disa partive politike nga rajoni katalanas për njohjen e Kosovës, transmeton Anadolu.

Nisma u refuzua me një shumicë dërrmuese me 293 pro dhe 27 abstenime.

Propozimi u soll në parlament sot nga partia separatiste katalanase Junts.

Të martën, deputeti nga radhët e Junts, Eduard Pujol, tha se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk është njohur nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE), respektivisht nga Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja Greke, por vendet e BE-së në fjalë i njohin dokumentet e udhëtimit të Kosovës.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit