Në kuadër të marrëveshjes, në parlamentin izraelit (Knesset) javën e ardhshme do të mbahet një votim, pas së cilës Kapid do të marrë postin e kryeministrit deri deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet dhe ministri i Punëve të Jashtme, Yair Lapid, ranë dakord që javën e ardhshme të paraqesin një projektligj për shpërndarjen e parlamentit, ndërsa Lapid të emërohet si kryeministër, transmeton Anadolu Agency (AA).
‘Kan TV’ raporton se në kuadër të marrëveshjes, në parlamentin izraelit (Knesset) javën e ardhshme do të mbahet një votim, pas së cilës Lapid do të marrë postin e kryeministrit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Lapid dhe Bennet formuan një koalicion në muajin qershor të vitit 2021, duke i dhënë fund qeverisjes së ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu. Por shumica e tyre parlamentare përfundoi pasi një pjesë e vogël e anëtarëve u tërhoqën nga aleanca.