Me votim të fshehtë në Asamblenë Kombëtare, e cila ka 300 vende, madje 234 deputetë votuan për shkarkimin e presidentes së vendit.
Ligjvënësit e Koresë së Jugut të premten votuan për shkarkimin e Presidentes Park Geun-hye. Shumica e nevojshme prej dy të tretave për shkarkimin e saj u sigurua shumë më lehtë nga sa ishte menduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me votim të fshehtë në Asamblenë Kombëtare, e cila ka 300 vende, madje 234 deputetë votuan për shkarkimin e presidentes së vendit, e cila tregon se edhe anëtarët e partisë së saj janë kthyer kundër Park
Kryeministri Hwang Kyo-ahn do të marrë përkohësisht rolin e presidentit derisa Gjykata Kushtetuese brenda 180 ditëve të vendos nëse do të pranojë ose refuzojë mocionin.
Shkarkimi i Park mund të çojë në zgjedhje të reja, në të cilat për president do të mund të kandidojë edhe Ban Ki-moon, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.