1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Parlamenti gjerman miraton kartën e refugjatit

Më të lexuarat

Bundestagu gjerman miratoi kartën e identitetit të refugjatit me të cilën duhet të pajisen në të ardhmen azilkërkuesit sapo mbërrijnë në këtë vend.

Ligji ishte propozuar nga qeveria me shpresën se karta do të shmangë problemet me regjistrimin dhe se do të shkurtohet dhe kohëzgjatja e procedurës së azilit. Aktualisht, në Gjermani çdo institucion hap një dosje të tijën për një refugjat që kërkon azil. Disa njerëz regjistrohen në këtë mënyrë dy herë. Veç kësaj njerëzit duhet të presin disa muaj, derisa të regjistrohen. Kësaj gjendjeje tani synohet t’i jepet fund.

Letërnjoftimi i mbërritjes, i quajtur edhe kartë identiteti e refugjatit do t’i zgjidhë probleme të tilla. Për çdo refugjat do të ruhet një bllok qendror të dhënash në regjistrin për të huajt, dhe kjo do të bëhet që në kontaktin e parë me autoritetet gjermane. Këtë bllok të dhënash do të kenë mundësojnë ta shfrytëzojnë zyrat përkatëse dhe policia.

Krahas të dhënave personale, do të memorizohen edhe të dhëna të tjera: gjurmët e gishtave, vendi i origjinës, numri i celularit, të dhëna për vaksinimin dhe informacione të tjera shëndetësore, të dhëna për shkollimin dhe kualifikimin, ndersa do të shënohet edhe përkatësia fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit