-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Parlamenti Evropian kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Milorad Dodikut

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian dënoi secesionizmin e liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe i bëri thirrje Këshillit Evropian të vendosë sanksione ndaj liderit të SNSD dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kjo pjesë thuhet në amendamentin e raportit vjetor të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Amendamenti u paraqit nga eurodeputetët Pedro Marques, Tonino Picula dhe Thijs Reuten, me 504 deputetë që votuan pro ndërsa kundër votuan 93 deputetë dhe abstenuan 72.

Është interesant fakti se amendamenti i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian u mbështet nga shumica e grupit PPE, dhe se HDZ-ja kroate mbeti me të djathtën radikale dhe me populistët.

Amendamenti dënon me forcë masat secesioniste antikushtetuese të autoriteteve të Republikës Serbe, të cilat synojnë të krijojnë institucione të krahasueshme në fushën e mjekësisë dhe pajisjeve mjekësore, drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë dhe taksave.

Kjo, siç theksohet, minon strukturat shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe krijon një kërcënim ekzistencial për unitetin dhe integritetin territorial të saj.

Roli i dëmshëm i akterëve rajonalë dhe ndërhyrja e jashtme e Rusisë janë gjithashtu të dënuar, raporton klix.ba.

Dhe duke pasur parasysh se amendamenti përmend edhe pjesëmarrjen negative të akterëve rajonalë, është e sigurt se i referohet politikës së Kroacisë, e mbi të gjitha mesazhit të presidentit Zoran Milanoviq.

“Këshilli i kërkohet të vendosë sanksione të synuara ndaj Milorad Dodik dhe aleatëve të tij për aktivitetet korruptive, destabilizimin e vazhdueshëm të vendit dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në amendament. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit