Parlamenti në një deklaratë tha se ishte gjithashtu i befasuar nga komentet, të cilat mohojnë hapur të kaluarën koloniale
Parlamenti arab ka dënuar deklaratat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron drejtuar kundër Algjerisë, duke i quajtur ato “të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti në një deklaratë tha se ishte gjithashtu i befasuar nga komentet, të cilat mohojnë hapur të kaluarën koloniale.
Ai dënoi sulmin ndaj historisë së Algjerisë, si një segment i nderuar i historisë së mbarë botës arabe, veçanërisht me trashëgiminë e pasur kulturore të rezistencës, sakrificës dhe luftës për liri.
Parlamenti riafirmoi “mbështetjen për udhëheqjen dhe popullin algjerian kundër çdo abuzimi që prek identitetin e tij, trashëgiminë historike dhe arritjet e shkruara në gjakun e miliona dëshmorëve”.
Ai gjithashtu bën thirrje për nevojën e respektimit të parimeve dhe normave ndërkombëtare në drejtim të respektimit të sovranitetit të shteteve dhe mosndërhyrjes në punët e tyre të brendshme.
Algjeria të shtunën lëshoi një deklaratë duke dënuar deklaratat e presidentit francez për të kaluarën koloniale.
Të enjten e kaluar, Macron akuzoi autoritetet algjeriane për nxitje të urrejtjes ndaj Francës.
“A ka ekzistuar komb algjerian para kolonizimit francez? Kjo është tashmë një çështje”, tha Macron.
Parlamenti Arab është organi legjislativ i Ligës Arabe.