1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Parisi ka më shumë telekamera për kilometër katror se Nju Jorku

Më të lexuarat

Në një qytet si Parisi ka 0.75 telekamera sigurie për çdo kilometër katror, krahasuar me 0.5 telekamera në Nju Jork dhe 0.1 telekamera për kilometër katrorë në Los Anxhelos.

Të dhënat u publikuan në një studim të Universitetit të Stanford, i prezantuar në AAAI/ACM Conference on Artificial Intelligence, Ethics and Society.

Miliona telekamerat e instaluara në botë mund të kenë rol të rëndësishëm në parandalimin e krimeve – theksojnë autorët e studimit, por mbi të gjitha, nëse ndërthuren me teknologjitë e njohjes së fytyrës, mund edhe të reduktojnë ndjeshëm privatësinë e qytetarëve.

Në kërkim u përdorën pamjet e Google Street View dhe platformave të tjera të ngjashme të cilat u analizuan nga Inteligjenca Artificiale “në gjueti të telekamerave”. Kërkuesit përdorën një kampion prej 100 mijë imazhesh në 10 qytete amerikane dhe 6 të tjera në botë (Paris, Londër, Singapor, Seul, Tokio dhe Bangkok) duke identifikuar dendësinë e telekamerave.

Qyteti më i “kontrolluar” rezulton Seuli, me mesatarisht 0.85 telekamera për kilometër katror, ndjekur nga Parisi, me 0.75 telekamera për kilometër katror.

/ ANSA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit