❖ Paraja është një lloj energjie dhe është gjithmonë aktive. Ajo duhet të rrjedhë dhe të qarkullojë për të sjellë përfitimin më të madh në numrin më të madh.
❖ Gjenerimi, përdorimi dhe shpenzimi i parave në një mënyrë në përputhje me vlerat tuaja më të thella ka efekt shërues për veten dhe botën.
❖ Ju kurrë nuk posedoni pasuri, por jeni kujdestar të saj derisa të vdisni. Kur bëhet një pasuri, fituesi i saj duhet të dhurojë një pjesë në kauza dhe projekte që do të ndihmojnë dhe lartësojnë të tjerët.
❖ Me qëllime të qarta dhe fokus në rezultatet, pasuria private në formën e fondacioneve mund të ndryshojë botën.
❖ Baza e prosperitetit është një mjedis natyror i shëndetshëm. Pa ajër të pastër, ujë dhe tokë pjellore, njerëzimi nuk ka asgjë. Investoni, shpenzoni ose fitoni para në një mënyrë që nuk shkakton dëm dhe është e mirë për planetin.
❖ Nëse u jepet akses në financa, njerëzit më të varfër në botë do të përpiqen dhe do të arrijnë vetëbesim dhe prosperitet.
Burimi: 50 Prosperity Classics (50 vepra klasike të prosperitetit), Tom Butler-Bowdon
Rijad Misini