9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Parashikimi deri në vitin 2050: Ateizmi do të pësojë rënie, ndërsa Islami rritje

Më të lexuarat

Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për herë të parë në histori, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët.
“Në një mënyrë tjetër të të menduarit, krishterizmi ishte shtatë shekuj para Islamit, ndërsa tashmë pritet që në vitet në vazhdim, Islami ta zëjë hapin,” tha Alan Cooperman, drejtori i kopmanisë për studime religjioze.

Aktualisht, në botë krishterzimi është feja më e madhe, që përbën një të tretën e popullsisë në botë, por sipas hulumtimeve nga qendra Paë, është zbuluar se Islami është feja që është duke u rritur ndjeshëm dhe shpejtë në mbarë botën.

Deri në vitin 2050, Islami do të përbëjë 30% të popullsisë, krahasuar me 23% të popullsisë në vitin 2010.

Sipas statistikave, në vitin 2050 numri i myslimanëve do të jetë i barabartë me numrin e të krishterëve.
Por, nëse rritja e fesë myslimane vazhdon me vrull të njejtë, atëhetë në vitin 2070, për herë të parë në histori, mylsimanët mund të tejkalojnë të krishterët.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se numri i të krishterëve është në rënie, por norma e rritjes së krishterizmit nuk do të jetë aq e shpejtë sa e myslimanëve, transmeton Gazeta Blic.

Përderisa ne vitin 2050, numri i të krishterëve do të rritet nga 2.1 miliardë në 2.9 miliardë, numri i myslimanëve do të shkojë nga 1.6 miliarde deri në 2.8 miliardë.

Rritja ka të bëjë me moshën e re të popullsisë myslimane, si dhe normat e larta të pjellorisë, ndërsa grupet tjera fetare kanë plakje të popullsisë.

Për shembull, gjysma e pasuesve të Budizmit janë më të vjetër se 30 vjec dhe norma mesatare e lindjes është 1.6 fëmijë, ndërsa në vitin 2010, një e treta e popullsisë myslimabe ishte nën 15. 15. Për më tepër, çdo grua muslimane ka një mesatare prej 3.1 fëmijë, ndërsa mesatarja për gratë e krishtere është 2.7.

Ateistët, agnostikët dhe ata që nuk e bëjnë që nuk bëjne pjesë në ndonjë grup fetar, do të pësojnë rënie drastike. Rënia do të shkaktohet kryesisht nga normat e ulta të fërtilitetit.

Ndërsa, deri në vitin 2050, qendra e krishterizmit pritet të zhvendoset nga Europa në Afrikën sub-Sahariane, transmeton Gazeta Blic.

Që nga viti 2010, rreth 25.5% e të krishterëve kanë jetuar në Europë, ndërsa deri në vitin 2050 rreth 40% e të krishterëve në botë do të jetojnë në në Afrikën sub-Sahariane.

Megjithatë, Cooperman thekson se numri mund të ndryshojë nga koha e tashme deri në vitin 2050. Ai thekson se statistikat mund të ndryshojnë për shkak të luftës, ndonjë revulocioni, urisë apo ndonjë sëmundje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit