3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha sot se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.

Ai në një shkrim në Twitter bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.

“Unë udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe po në Beograd për të takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq.

Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkruan Lajçak, raporton Telegrafi.

Ndryshe, të hënën për vizitë në vendin tonë ishte i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ndërsa u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit në Prishtinë, Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, kishte shkruar Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit