3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm të Tajvanit: Duhet të përgatitemi për konflikt ushtarak me Kinën

Më të lexuarat

Frikësimi i përshkallëzuar ushtarak i Kinës ndaj Tajvanit tregon se ishulli i vetëqeverisur “duhet të përgatitet” për një konflikt të mundshëm ushtarak, ka thënë ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu në një intervistë ekskluzive me CNN.

Paralajmërimi i tij erdhi një javë pasi ishulli raportoi ndërhyrjen më të madhe ditore nga aeroplanët ushtarakë kinezë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të vetëdeklaruar të Tajvanit (ADIZ), përcjell Telegrafi.

Operacioni – nga 28 aeroplanë luftarakë kinezë përfshirë avionët luftarakë dhe bombarduesit – nuk shkeli hapësirën ajrore sovrane të Tajvanit ose ligjin ndërkombëtar, por u pa si shfaqje e forcës nga Ushtria Çlirimtare e Popullit e Kinës.

“Si vendimmarrës të Tajvanit, ne nuk mund të rrezikojmë, duhet të jemi të përgatitur”, citohet të ketë thënë Wu për CNN në Taipei të mërkurën. “Kur qeveria kineze është duke thënë se ata nuk do të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe ata kryejnë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ne më mirë të besojmë se kjo është e vërtetë”.

Wu, i cili ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme që nga viti 2018, u akuzua nga Pekini në maj si një “separatist i fortë” pas deklaratave që ai bëri gjatë një konference shtypi se Tajvani do të luftonte “deri në ditën e fundit” nëse sulmohej nga Kina.

Tajvani dhe Kina kontinentale janë qeverisur veçmas që nga fundi i një lufte civile më shumë se shtatë dekada më parë.

Sidoqoftë, Pekini vazhdon ta shikojë Tajvanin si një pjesë të pandashme të territorit të tij edhe pse Partia Komuniste Kineze nuk ka qeverisur kurrë ishullin demokratik me rreth 24 milion njerëz. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit