9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Paralajmërimi: AI rrezikon 8.4 milionë punëtorë në Itali

Më të lexuarat

Konkluzionet e një studimi të Konfederatës së Artizanatit Italian

Zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) kërcënon 8.4 milionë punëtorë në Itali, përfundon një studim i publikuar nga Konfederata e Zejtarëve Italianë (Confarartigianato).

Studimi thotë se 36.2 për qind e fuqisë punëtore në Itali “do të vuajnë pasojat e procesit të transformimit dhe automatizimit teknologjik”, raporton ANSA.

Rajoni më i kërcënuar i Italisë është Lombardia, e ndjekur nga Lacio.

Presidenti i Konfederatës së Zejtarëve Italianë, Marco Granelli, megjithatë, beson se përparimi në zhvillimin e AI nuk duhet të shkaktojë frikë.

“Inteligjenca artificiale nuk duhet pasur frikë, por duhet menaxhuar si një mjeshtër i aftë”, pohon Granelli.

Hulumtime të ngjashme në Gjermani, Francë dhe Luksemburg treguan se deri në 60 për qind e punëtorëve janë të kërcënuar nga përparimi i AI. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit