4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit, Stano: Çdo vendim lidhur me këtë të diskutohet dhe të merret në dialog

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka reaguar pas paralajmërimeve për hapjen e urës së Ibrit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media theksoi se hapja e urës në Mitrovicë është në fakt subjekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut, vitit 2015 dhe 2016.

“…Dhe pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian si lehtësues, kjo urë mbetet e mbyllur për qarkullim. Dhe meqenëse kjo është një çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe merret në dialog…”, u shpreh Stano.

Sipas tij, të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.

“…E njëjta vlen edhe për marrëveshjen për urën si dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Sepse të gjithë këta hapa të njëanshëm, hapa të pakoordinuar që po ndërmerren po e zhvendosin fokusin dhe vëmendjen nga prioriteti kryesor dhe prioriteti kryesor tani për të dyja palët duhet të jetë zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, u shpreh zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ndryshe, ditë më parë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se shumë shpejt do të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë.

Elshani ka thënë se janë duke diskutuar me eprorët se si mund të bëhet hapja e urës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit