3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Paralajmërimet: Evropa, para një katastrofe të mundshme moti

Më të lexuarat

Një ndryshim drastik që rrallë ndodh pritet ditët në vijim

Një ndryshim moti, përveçse në Ballkan, po pritet të ndodhë dhe në Europë. Kështu, meteorologët në Gjermani paralajmërojnë rënie të temperaturës me 20 gradë. Në disa rajone mund të bien shira rekord.

Por gjithashtu mund të ketë përmbytje të mëdha në Gjermaninë juglindore dhe në Austrinë dhe Republikën Çeke fqinje. Nëse llogaritjet aktuale do të materializoheshin, “gjithçka do të ishte nën ujë” në pjesë të mëdha të Bavarisë jugore, paralajmëroi meteorologu Ronald Porschke në një deklaratë për portalin Ëetter.net.

Meteorologu Alban Burster shprehet i shqetësuar edhe për përllogaritjet që kanë bërë meteorologët të hënën e 9 shtatorit.

 “Le të shpresojmë që parashikimet aktuale të mos realizohen. Përndryshe, nuk do të flasim më për Luginën e Ahr-it por për ‘Përmbytjen Juglindore të Mijëvjeçarit’”, tha ai.

Një tjetër meteorolog parashikon mundësinë e katastrofës.

Mbi Italinë veriore po formohet një re e stuhive, e cila do të lëvizë drejt Ballkanit gjatë fundjavës dhe do të bashkohet me një tjetër mbi Evropën Lindore. Në pjesë të Austrisë lindore, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Poloninë, mund të priten përmbytje, të cilat mund të kthehen në një fatkeqësi në nivel lokal, tha meteorologu Alexander König.

Meteorologu Jung tha se dy deri në tre metra borë mund të bien në Alpe.

“Ne presim një ndryshim jashtëzakonisht të drastik të motit që rrallë shihet. Deri në fundjavë, dy deri në tre metra borë e freskët mund të bien në Alpe. Pjesë të Evropës janë në rrezik të madh nga përmbytjet,” paralajmëroi meteorologu gjerman Dominik Jung për Merkur.de. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit