Mesazhi heroik i një mjeku nga spitali indonezion nën shënjestër izraelite
Një seri raketash ranë së fundi pranë spitalit indonezian në Gaza-n veriore, ku mijëra palestinezë të plagosur dhe të zhvendosur janë aty afër, por siduket nën shënjestër izraelite.
Duke mbajtur në dorë një copë nga një raketë izralite lëshuar aty, Atef al-Kahlout, drejtori i spitalit, tha: “Kjo është ajo që Izraeli po hedh në spitale: copëza raketash”.
Më pas ai shtoi:
“Le të dëshmojë bota se cilat janë objektivat e pushtimit. Për 24 orë spitali do të dalë jashtë funksionit. Duket se forcat pushtuese izraelite nuk janë të kënaqura me këmbënguljen e spitalit indonezian apo qëndrueshmërinë e banorëve të Gaza-s veriore.
Ata hakmerren duke vënë në shënjestër civilët e paarmatosur, njerëzit e lënduar dhe personelin mjekësor, të drejtat e të cilëve garantohen nga ligji ndërkombëtar dhe organizatat e të drejtave të njeriut.
Por siduket se bota është ende e verbër, e shurdhër dhe memece ndaj këtyre krimeve. Më shumë se 16 bomba ranë në më pak se pesë sekonda. Shikoni dëmin që kemi pësuar. Populli palestinez do të mbetet i palëkundur; ne do të vazhdojmë të ngulmojmë derisa të mposhtim okupimin”, shtoi Atef al-Kahlout. /tesheshi.com/