0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Paradoksi i “dhomave të dëshmive”

Më të lexuarat

Ndëshkimet e Policisë së Kosovës për dikë dinë të jenë të rrepta dhe të menjëhershme, e për dikë pothuajse nuk përdoren fare. Derisa nuk është vonuar fare shkarkimi dhe arrestimi i përgjegjësve të objektit ku gjendet dhoma e vjedhur e dëshmive në Pejë, Policia e Kosovës vazhdon të mbajë në gjirin e saj përgjegjësit e drejtorisë ku gjendet dhoma e dëshmive në Prishtinë, gjithashtu e vjedhur disa vjet më parë.
Madje këta të fundit, tani vazhdojnë të mbajnë të njëjtat grada ashtu çfarë i kishin në vitin 2009 kur ndodhi skandali i vjedhjes dhe bile kanë edhe pozita udhëheqëse, shkruan “Zëri”.

Në Pejë, si masë ndëshkimi për këtë skandal është shkarkimi nga puna edhe i Ahmet Hasit nga pozita e komandantit të Policisë rajonale të Pejës.

Policia e Kosovës zyrtarisht nuk e thotë asnjë fjalë se ç’ndodh me përgjegjësit e dhomës së dëshmive në Prishtinë, ku në prill të vitit 2009 janë vjedhur 47 kg heroinë, 3 milionë euro, në valuta të ndryshme, një çantë e zezë dhe dëshmi të tjera.

“Zëri” ka pritur 24 orë që të marrë përgjigje se kush ishin zyrtarët policorë, të cilët e kanë pasur nën përgjegjësinë e tyre dhomën e dëshmive të Prishtinës, masat që janë ndërmarrë ndaj tyre si dhe në çfarë pozite janë momentalisht këta zyrtarë.

Policia ka thënë se për këto pyetje duhet biseduar me Prokurorinë Speciale të Kosovës, më saktë me EULEX-in, i cili e ka në dorë rastin.

Mirëpo, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë se këto pyetje janë tërësisht çështje të brendshme e Policisë dhe është habitur me sugjerimin e dhënë se ku duhet kërkuar informata të tilla. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit