Sot kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla, komoditet të madh por kohë të paktë.
Kemi diploma shumë por mendim praktik pak, kemi njohuri shumë por urtësi pak.
Kemi shumë ekspert por kemi edhe më shumë probleme, kemi barëra shumë por më pak shërim.
Shpenzojmë tepër por qeshim pak, ngasim vetura të shpejta dhe hidhërohemi shpejtë, flemë vonë ndërsa zgjohemi të lodhur, lexojmë pak, TV-në e shikojmë shumë, ndërsa shumë rrallë kryejmë lutjet fetare.
Mundësitë tona janë të shumta por vlera jonë është e paktë, flasim shumë, duam pak dhe gënjejmë shpesh.
Kemi mësuar si të fitojmë para por jo edhe si të jetojmë. Jetës i kemi shtuar vite por jo edhe viteve gjallëri.
Ne kemi ndërtesa të larta por karakter të ulët, kemi rrugë të gjëra e të shpejta por qasje dhe pikëpamje të ngushta.
Shpenzojmë shumë fitojmë pak, blejmë shumë por pak shijojmë kënaqësinë e tyre.
Kemi shkuar në hënë dhe jemi kthyer por nuk mund ta kalojmë dot rrugën për ta vizituar fqiun e ri.
Kemi pushtuar hapësirën kozmike por ende nuk kemi pushtuar veten tonë…
Kemi ndarë atomin por ende nuk kemi mbizotëruar mbi epshet tona…
Shkruajmë shumë por mësojmë pak, bëjmë plane shumë ndërsa shumë pak i realizojmë ato.
E kemi mësuar ngutinë por jo edhe pritjen, kemi të ardhura më shumë por moral më pak.
Ne prodhojmë kompjuterë të shumtë që të ruajnë njohuri më të shumta dhe që të japin ekzemplarë më të shumtë por lidhjet ndemjet nesh janë më të pakta. Ne kemi shtim në kuantitet dhe pakësim në kualitet.
Këto janë kohë të ushqimit të shpejtë dhe tretjes së ngadaltë, njerëzve të gjatë me karakter të ultë, fitimeve të mëdha dhe lidhjeve të dobëta.
Kemi më shumë kohë të lirë por argëtim më pak, kemi ushqime të ndryshme por te ushqyer të paktë, kemi të ardhura të mira por divorce të shumta, shtëpi madhështore por familje të shkatërruara.
Mu për këtë, unë të propozoj që prej sot e tutje të mos ruash asgjë për ndonjë rast të veçante ngase çdo ditë është rast i veçante.
Kërko njohuri të reja, lexo shumë, ulu në verandën e shtëpisë sate dhe ushqehu me peizazhin duke harruar për pak kohë kërkesat tua.
Shpenzo kohë më shumë me familjen dhe shokët, ha ushqimet që i preferon dhe vizito vendet që të pëlqejnë.
Jeta është zinxhir rastesh-momentesh të lumtur dhe assesi nuk është vetëm të mbetesh gjallë.
Shfrytëzo kupat e mira që i ke, mos e ruaj parfumin tënd më të mirë dhe përdore çdoherë që ndien se ti e do atë.
Pastroje fjalorin nga “një ditë prej ditësh”, “ndonjë ditë”. Ta shkruajmë letrën për shkrimin e së cilës patëm menduar se do ta bëjmë “një ditë prej këtyre ditëve”!
T’i lajmërojmë familjen dhe shokët se sa shumë i duam dhe mos shtyje pa nevojë asgjë që të bën të lumtur dhe të buzëqeshur në jetën tënde.
Çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë është diçka e veçante ngase ti nuk e di cila do të jetë e fundit për ty.
Nëse je aq i zënë sa këtë shkresë nuk mund t’ia dërgosh ndonjë miku dhe ke menduar se do t’ia dërgosh “një ditë prej ditësh” mendo se ti mund të mos jesh gjallë për ta dërguar “një ditë prej ditësh”.
Burimi:
sedatislami.com
Përshtati ne shqip:
Hoxhë Sedat Islami