-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Para tetë vitesh, në Prishtinë iu vra vëllai i vetëm: Si i lejoi Ismet Beqiri, “bombat e kurdisura”?

Më të lexuarat

Edita Muharremi Fazliu – vëllai i së cilës, Bekim Muharremi, tetë vjet më parë humbi jetën së bashku me Ismail Sadikun – shprehet e zhgënjyer me gjykatat dhe autoritetet tjera në vend, që ende nuk kanë dhënë fjalën e tyre për rastin. Ajo kërkon llogari edhe nga Ismet Beqiri, i cili atë kohë ishte kryetar i Prishtinës. Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e saj.
“Pikërisht para tete viteve ndodhi një rast tragjik, ku pas një shpërthimi të një pike shitëse të gasit (plinit) në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë humben jetën dy të rinj kryeqytetas: Bekim Muharremi si kalimtar rasti dhe Ismajl Sadiku banor i lagjes ku ndodhi shpërthimi, ne këtë rast pati edhe të lënduar si dhe dëme materiale.
Edhe pse rasti ishte me pasoja tragjike, nga mediat tona, disi mbeti nen hijen e rastit tjetër tragjik i cili pat ndodh në të njëjtën ditë në Gërdec afër Tiranës, ku edhe atje nga një shpërthim por i një natyre tjetër pati viktima.
Por, çfarë lidhshmërie patën këto dy raste?
Lidhja e tyre qëndron se viktimat ishin të pafajshme dhe humbën jetën nga flakët e shpërthimeve. Sikur shumë herë në historinë tonë të përvuajtshme edhe në këtë rast dy qytetet tona më të mëdha nuk u ndanë. Atë ditë qau Prishtina për dy bijtë e vetë të pafajshëm, për Bekimin dhe Ismajlin, qau edhe Tirana për bijtë e vet poashtu të pafajshëm. Edhe këtë herë vaji i Prishtinës dhe Tiranës u bashkuan në një pikë loti të vetme.
Autorja e këtij shkrimi është motra e vetme e Bekim Muharremit i cili si kalimtar rasti u ballafaqua me flakët nga gasi dhe nga plagët që morri pas 28 orësh humbi jetën. Për dhimbjen tone si familje që humbëm të vetmin djalë, të vetmin vëlla, prindin dhe bashkëshortin nuk dua të ju shqetësoj sepse dhimbjet ishin dhe janë aq të tmerrshme saqë edhe pas 8 vitesh ato nuk janë larguar për asnjë çast.
Tani duke mos dashur t’i paragjykoj gjërat po mundohem të jem sa më reale, sepse gjykatat tona si zakonisht akoma nuk e kanë thënë fjalën e vet. Pse dhe si ne si familjar nuk jemi në dijeni. Por, disa pyetje po na e rëndojnë shpirtin. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se rasti si rast ka qenë aksidental. Por, a thua vallë a ishte aksidental lejimi i këtyre lloj veprimtarish në qendrat e banuara? Kush i lejoi ato bomba të kurdiseshin nëper kryeqytet dhe në mes shtëpive? Pse, vetëm pas këtij rasti nga kryetari i atëhershëm i Prishtinës z.Isa Mustafa u ndërpre veprimtaria e tyre brenda qytetit? A është dashtë të pritet që dy të rinj të vdesin dhe dy familje të mbesin gjithmonë me lot në sy? Duke pasur parasysh këto pyetje assesi nuk mund të bindem se lejimi i këtyre bizneseve ishte aksidental. Atëherë, pse?
Ndoshta nga neglizhenca e inspektoreve lokale ose qendrore, ndoshta këto pika shitëse të materialeve të rrezikshme nuk ishin të standardizuara , apo ndoshta ashtu i ka lejuar ligji, ose edhe krejt në fund ndoshta veprimtaria e tyre ka qenë e lidhur me ndonjë aferë korruptive të pazbuluar ndonjëherë. Të gjitha këto janë vetëm supozime, derisa gjykata ta thotë fjal n e vetë. Këto pyetje qe i shtrova i’u drejtohen atyre që menaxhuan me kryeqytetin e veçanërisht z.Ismet Beqirit i cili në kohën kur kanë vepruar pompat shitëse të gasit nëpër oborret e shtëpive në lagjet e ndryshme të Prishtinës, ai ka qenë kryetar i Prishtinës.
Atëherë si i lejoi ky person, apo si nuk ishte ne dijeni për pasojat që mund të sillnin për qytetarët këto bomba të kurdisura . Pse institucionet nuk ndermorën veprimet e duhura që këto biznese t’i plotesojnë të gjitha kriteret. E një nga kriteret sigurisht që do të duhej të ishte që veprimtaria dhe shitja e materialeve të rrezikshme të behej larg vendeve të banuara. Të gjitha këto pyetje ndoshta një ditë do të marrin përgjigje.
Por, një gjë është e sigurt se atë ditë në një rrugë të Prishtinës pati dy viktima dhe dy familje mbetën me dhimbje të mëdha shpirtërore . Vellau im Bekimi la bashkëshorten dhe dy vajza. Unë si motër e vetme e tij nga zemra askujt në jetë nuk i’a dëshiroj një gjë të tillë , një tragjedi të tillë. Krejt në fund secilin nga ata akterë të cilët me vetëdije dhe me veprimet ose mosveprimet e tyre ishin të përfshirë në mosparandalimin e kësaj tragjedie le t’i vret ndergjegjia se nga (mos)puna e tyre, sot kanë mbet jetim pa babë dy vajzat e Bekimit dhe një vajze e Ismajlit” (sic.), ka shkruar ajo./Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit