-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Para se ta vlerësosh tjetrin…

Më të lexuarat

Beson se mund të gjykosh për të tjerët?! Mirë! Po kush prej nesh nuk e beson një gjë të tillë?!..Një shoqatë amerikane ka anketuar me këtë test disa studentë universitetesh për të përcaktuar mundësitë e tyre për gjykim ndaj tjetrit.

Dy pyetje të vështira

1. Nëse e njeh një grua shtatzënë, e cila ka tetë fëmijë: tre të shurdhër, dy të verbër, njëri është mendërisht i paaftë, dhe gruaja vuan nga sifilizi: A do ta këshilloje të abortonte?

Para se të përgjigjesh shikoje edhe pyetjen e dytë.

2. Është afruar koha për votimin e një presidenti të ri të botës, dhe sikur zëri yt të ndihej (vendosej nga fjala jote) për zgjedhjen e një kandidati prej tre sa janë gjithsej që kanë këto cilësi:

I pari shoqëron politikanë të devijuar, këshillohet me astrologë dhe falltarë, ka dy partnere, dhe përveç duhanit ai çdo ditë konsumon nga 8-10 gota verë “Martini”.

I dyti dy herë është larguar nga detyra, flenë deri në mesditë, konsumon lënde narkotike, është student dhe çdo natë e pinë nga ¼ e një gote uiski.

Kandidati i tret ka qenë hero lufte dhe ka fituar disa mirënjohje, vegjetarian, nuk konsumon duhan, pi nga pak alkool dhe kurrë nuk e ka tradhtuar gruan.

…Cilin kandidat do ta zgjidhje ti?

Vendos së pari. Mos shiko përgjigjen.

***

Kur të vendosësh atëherë lexo informacionet shtesë:
Kandidati i parë është president amerikan Franklin Ruzvelti.
Kandidati i dytë është lideri britanik Vinston Çerçili.
Kandidati i tretë është lideri gjerman Adolf Hitleri.
Meqë ra fjala, nëse në pyetjen e parë gruas shtatzënë do t’i thuaje të abortonte ti kështu do ta kishe mbytur Betovenin.

***

Para se të gjykosh tjetrin mos u frikëso nga përpjekjet për diç të re.
Përkujto se amatorët ishin ata që ndërtuan anije derisa Titaniku u ndërtua nga inxhinier profesional….
Se fundi, a do ta imagjinoje vendin e punës në një kompani, që ka 500 punëtorë, cilësitë e të cilëve janë:
29 janë të akuzuar për keqtrajtim të grave.
7 janë arrestuar për shkak të mashtrimit.
19 kanë falsifikuar çeqe parash.
117 kanë kontribuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi në falimentimin e së paku dy kompanive.
3 janë arrestuar për dhunë ndaj tjerëve.
71 nuk kanë mundësi të marrin kredi për shkak të pamundësisë së kthimit të borxheve të mëhershme.
14 janë arrestuar për shkak të akuzave me përdorim të lëndëve narkotike.
8 janë arrestuar shkak i vjedhjes.
21 aktualisht janë të akuzuar me akuza të ndryshme.
84 janë arrestuar për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit.
A mund t’ia qëllosh se cila organizate është kjo?

Jo, nuk bëhet fjalë për grupe mafioze, edhe më keq, këta që përmendëm janë anëtarët e KONGRESIT AMERIKAN.

Burimi: http://www.doroob.com/?p=10499

Në shqip: Sedat Gani ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit