3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Paqartësi rreth ‘Trepçës’

Më të lexuarat

Një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS), nga EUELX-i, po pretendon se Ligji për “Trepçën” është antikushtetues, ndonëse para pak ditësh përmes një vendimi Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte refuzuar kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, e aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës, të publikuar pak ditë më parë, thuhet se Ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Por, në komunikatën për media të dërguar nga DHPGJS-ja thuhet se pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për “Trepçën” ka hyrë në fuqi.

“Ligji i nxjerr asetet e vlefshme nga “Trepça” dhe i bart ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapokrijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private. Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së ‘Trepça’ e as nuk garanton për to”, thuhet në njoftimin e DHPGJS-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit