11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Skoci – Shamia e kokës bëhet pjesë e uniformës zyrtare të policisë

Më të lexuarat

Qeveria skoceze miratoi përdorimin e shamisë së kokës si uniformë zyrtare për të rritur numrin e grave myslimane në forcat policore…

Qeveria skoceze miratoi përdorimin e shamisë së kokës si uniformë zyrtare për të rritur numrin e grave myslimane në forcat policore.

“Jam i lumtur që po bëj këtë njoftim. Myslimanët duam t’i shikojmë në mesin tonë edhe si personel apo oficerë të policisë, ashtu si dhe në të gjitha fushat e shoqërisë sonë. Presim mbështetjen e tyre”, deklaroi shefi i Policisë së Skocisë, Phil Gormley.

Shoqata e Policëve Myslimanë në Skoci (SPMA) e priti këtë vendim me kënaqësi dhe theksoi se ky hap do të kontribuojë në krijimin e lidhjeve të reja dhe forcimin e atyre ekzistuese ndërmjet shoqërisë skoceze dhe myslimanëve, që jetojnë në vend.

“Mendojmë se ky është një vendim pozitiv në drejtimin e duhur. Gëzohem që vendi po bën hapa pozitive dhe konstruktive për këtë çështje”, u shpreh presidenti i SPMA-së, Fahad Bashir.

Deri më sot, shamia e kokës për policet myslimane në Skoci lejohej vetëm nëse ato kishin mbi 15 vite pune në forcat policore dhe zotëronin poste drejtuese.

Në vitin 2001, shamia e kokës kishte zënë vend edhe në prezantimin e uniformës zyrtare të policisë skoceze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit