Papa Françesku ka pranuar ekzistencën e një “lobi homoseksual” dhe të korrupsionit në Vatikan.
Papa thuhet t’i ketë bërë komentet javën e kaluar, në një takim privat me përfaqësuesit e priftërinjve dhe të murgeshave, në Amerikën Latine dhe në Karaibe.
Një ueb-faqe e të krishterëve në Kili ka publikuar një përmbledhje të bisedës.
Zëdhënësi i Vatikanit, ati Frederico Lombardi, ka thënë se ai ka qenë një takim privat dhe se nuk ka komente.
Në muajin shkurt, pak para se Papa Benedicti të jepte dorëheqje, mediat italiane kanë raportuar për korrupsion brenda Kishës Katolike dhe shantazhe kundër klerikëve homoseksualë./bs/kohaislame