Stresi shton thinjat

0
47

Një studim i ri amerikan ka dalë në përfundimin se stresi i tepërt bën që të thinjen flokët.

Sipas vëzhgimit, qelizat që i japin ngjyrë flokut zhduken kur organizmi ekspozohet ndaj hormoneve të stresit.

Kërkuesit kanë bërë eksperimente tek minjtë duke dalë në përfundimin se jo vetëm që stresi të zbardh flokët, por edhe të errëson ngjyrën e lëkurës.

Shumica e njerëzve nis të vërejë për herë të parë fijet e bardha tek flokët rreth moshë 25-vjeçare dhe për thinjat janë fajësuar genet, alkooli dhe duhani, por ky studim tregon që stresi luan një rol të rëndësishëm gjithashtu.

/ tch/kohaislame