1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Papa padit revistën gjermane “Titanic”

Më të lexuarat

 Papa ka ngritur padi gjyqësore kundër revistës satirike gjermane “Titanic”, e cila në numrin e saj të fundit, në kopertinën e parë dhe të mbramë, ka publikuar fotografi kontroverse, të montuara.

“Titanic” me shaka ka shkruar se fotografitë i ka marrë nga “VatiLeaks”. Kjo revistë gjermane në faqen e parë ka publikuar foton e Papës me pelerinë të bardhë, të zhytur në rajonin e organeve gjenitale, ndërkq mbi foto shkruan: “Aleluja në Vatikan: Përfundimisht u zbullua rrjedhja”.

Në faqen e fundit, po ashtu është vendosur fotoja e Papës (gjerman), ku shihet pelerina e tij nga ana e prapme, me njollë ngjyrë kafe në prapanicë, ndërsa mbi foto shkruan: “Gjendet një trejtër burim i rrjedhjes në Vatikan”.

Mathhias Kopp, zëdhënës i Konferencës së Peshkopëve gjermanë ka konfirmuar për gazetën “Der Spiegel” se kryepeshkopi Angelo Becciu, në emër të Papës, ka angazhuar një firmë ligjore në Bon, për të ngritur një ankesë kundër revistës “Titanic”.

“Revista, me fotot e botuara në kopertinat e saj, ka dëmtuar dinjitetin e “Atit të Shenjtë”. ‘Titanic’ ka tejkaluar të gjithë masën e shijës së mirë të humorit”, ka thënë Kopp.

Për shkak të kësaj shakaje, gjykata në Hamburg, ka lëshuar vendimin për ndalimin e përkohshëm të editimit të kësaj reviste. “Revista ‘Titanic’ mbyllet përkohësisht. Ajo nuk ka të drejtë të shtojë tirazhin e numrit të fundit me fotot kontroverse, por nuk obligohet ta tërheq tirazhin që tashmë e ka nxjerrë në shitje”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Por kryeredaktor i revistës, Leo Fisher, ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë betejën në gjykatë. Ai ka thënë se Papa ka gabuar që ka ngritur padi kundër revistës, dhe se imazhi i tij personal nuk është dëmtuar. “Satira i është referuar ‘skandalit VatiLeaks’ nga ku kanë rrjedhur dokumentet e Vatikanit, dhe nuk ka të bëjë asgjë me Papën përsonalisht. Ati i Shenjtë e ka keqkuptuar shakanë. Të gjithë e dimë se ai është një adhurues i madh i lëngut të gazuar ‘Fanta’ dhe kur ka kuptuar për skandalin, krejt rastësisht e ka derdhur një gotë lëng në pelerinë”, ka thënë Fisher duke përseritur se do të vazhdojë betejën në gjykatë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit