2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Papa Françesku thirrje për respektimin e statusit të Kudsit

Më të lexuarat

VATIKAN (AA) – Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku, ka riafirmuar thirrjen e mëparshme për të respektuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe zotimet e përbashkëta në lidhje me statusin e Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij gjatë pritjes së ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Pallatin Apostolik në Vatikan, Papa theksoi nevojën që mosmarrëveshjet në të ardhmen të zgjidhen me qetësi, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Duke vendosur theksin në dinjitetin njerëzor dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Papa tha se ndërtimi dhe ruajtja e paqes janë faktori më i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtës për të jetuar.

Ai po ashtu theksoi se është e një rëndësie të madhe vazhdimi i bisedimeve për paqe në Siri.

“Është i nevojshëm një mjedis social i cili do të mundësonte pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në zhvillimin e vendit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose fetare, si dhe krijimi i kushteve të nevojshme ligjore, politike dhe të sigurisë”, tha Papa, duke e theksuar rëndësinë e kthimit të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që refugjatët e strehuar në shtetet fqinje, me në krye Jordaninë, Libanin dhe Turqinë, të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Përkushtimi dhe përpjekjet e këtyre shteteve në një kohë kaq të vështirë janë për t’u përshëndetur. Këto përpjekje dhe përpjekjet për krijimin e mjedisit të nevojshme për kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre duhet të mbështeten nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, u shpreh Papa Françesku.

Duke folur për tensionet e fundit mes Palestinës dhe izraelitëve dhe çështjen e Kudsit, Papa tha: “E riafirmojnë thirrjen tonë për të respektuar rezolutat e OKB-së dhe zotimet e përbashkëta në lidhje me statusin Kudsit, qytetit të shenjtë të të krishterëve, hebrenjve dhe muslimanëve”.

Papa po ashtu theksoi se është e nevojshme si asnjëherë më parë arritja e një zgjidhjeje politike me dy shtete të pavarura.

“Ndërtimi i dialogut dhe vazhdimi i negociatave edhe përkundër vështirësive janë rruga më e drejtë për të arritur qëllimin e bashkëjetesës së dy popujve në paqe”, shtoi ai.

Papa Françesku tërhoqi vëmendjen se luftrat, migrimi dhe varfëria kanë ndarë familjet dhe shtoi se shumë fëmijë migrantë që përpiqen të kalojnë kufijtë bien në duart e trafikantëve me qenie njerëzore.

Ai po ashtu rikujtoi edhe gjendjen e muslimanëve të Arakanit (Rohingya) për të cilën ai kishte dëshmuar vetë gjatë vizitës në Bangladesh, dhe falënderoi Bangladeshin dhe të gjithë ata që i kanë hapur dyert për migrantët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit