Papa Françesku do të takojë sot udhëheqësen de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi. Gjatë vizitës së tij më Mianmar, ai ka gjasa të përmendë myslimanët rohingya për të mbrojtur pakicën myslimane të vendit. Papa ka planifikuar të takojë San Suu Kyi dhe kreun e ushtrisë së vendit.
Mianmari, i njohur ndryshe edhe si Birmani, akuzohet për spastrim etnik kundër myslimanëve rohingya. Ata janë ndër njerëzit më të përndjekur në botë, dhe sërish ata e gjejnë veten duke u vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre.
Rohingyat janë përdhunuar, torturuar dhe janë vrarë. Dy kombe që nuk i duan, kanë luajtur me ta sikurse me top ping-pongu. Janë detyruar të kryejnë punë të vështira dhe nuk kanë asnjë të drejtë në tokën e tyre.
Kush janë ata?
Rohingya është një grup etnik i minoritetit mysliman që ka jetuar në Mianmar për shekuj me rradhë. Sot, më shumë se një milion prej tyre jetojnë në vend, shumica në shtetin bregdetar perëndimor në Rakhninë, ku edhe përbëjne një të tretën e popullsisë. Ata flasin gjuhën e tyre, e cila nuk njihet nga shteti.
Ka përleshje të rregullta midis Rohingya dhe forcave të sigurisë të vendit, si dhe grupeve të tjera etnike në Rakhine, të cilat janë kryesisht budiste. Grupet militante të Rohingya shpesh përfshihen në këto përplasje.
Edhe murgjit budistë janë akuzuar për nxitje të dhunës kundër këtij komuniteti mysliman dhe besohet se kanë udhëhequr një lëvizje bojkotimi kundër tyre gjatë përleshjeve vdekjeprurëse në vitin 2012.
Një komunitet i refugjatëve Rohingya gjithashtu jeton në Bangladesh, ndërsa kanë migruar në Malajzi, ku zakonisht punojnë ilegalisht.