Papa do të vizitojë Mianmarin nga 27 nëntori deri më 30 nëntor, pastaj nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor do të qëndrojë në Bangladesh
YANGON (AA) – Papa Françesku do të vizitojë Mianmarin në nëntor, njoftoi Konferenca e Peshkopëve Katolikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë thuhet se Papa do të vizitojë Mianmarin nga 27 nëntori deri më 30 nëntor, pastaj nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor do të qëndrojë në Bangladesh. Kjo do të jetë vizita e parë e Papës në Mianmar.
Papa Françesku në fjalimet e tij të rregullta ka theksuar nevojën e mbrojtjes së muslimanëve Rohingya në shtetin perëndimor të Mianmarit me shumicë budiste Rakhine. Më herët u ka bërë thirrje autoriteteve të Mianmarit që të garantojnë të gjitha të drejtat muslimanëve Rohingya.
Sulmet e përgjakshme në rripin kufitar në shtetin perëndimor të Mianmarit, Rakhine u përkeqësuan të premten, me viktimizimin masiv të civilëve. Më vonë, sipas raporteve të medias, forcat e sigurisë në Mianmarit shpërngulën mijëra Rohingya duke shkatërruar shtëpitë e tyre me anë të artilerisë dhe zjarrit me armë automatike.