Papa Françesku ka dënuar hipokrizinë e të krishterëve që janë të pamëshirshëm ndaj refugjatëve dhe personave të besimeve të tjera, gjatë një mbledhje pelegrinazhi të katolikëve dhe luteranëve nga Gjermania, raporton Chatolic Herald.
Papa qortoi “kontraditën e atyre që mbrojnë krishterimin në Perëndim, dhe nga ana tjetër dalin kundër refugjatëve dhe feve të tjera”.
“Kjo nuk është diçka që e kam lexuar në libra, por shoh gazetat dhe televizorin çdo ditë”, tha Papa Françesku.
“Sëmudja, apo mund të themi mallkimi, që Jezusi dënon më së shumti është hipokrizia, që është pikërisht ajo që po ndodh tani, kur dikush pretendon të jetë i krishterë, por nuk jeton sipas mësimeve të Krishtit. Nuk mund të jeni të krishterë, pa jetuar si të krishterë,” tha ai.
“Nuk mund të jesh kristian, pa praktikuar pranimin e tjetrit. Pa bërë atë që Jezusi na mëson në vargjet e Biblës, Mateu 25,” duke iu referuar një historie nga libri i shenjtë.
“Quhet hipokrizi ta thirrësh veten të krishterë dhe të refuzosh e largosh refugjatët si njerëz që kërkojnë ndihmë, si dikush që është i uritur e i etur,” tha Papa Françesku. Të gjitha kombet duhet të përqëndrohen tek “shërbimi ndaj të varfrit, të sëmurit, apo atyre që braktisin vendet e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë për veten e familjet”.