-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Papa Françesku, lideri i parë që do të vizitojë Gadishullin Arabik

Më të lexuarat

Papa Françesku gjatë datave 3-5 shkurt do të shkojë në Abu-Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Papa Françesku gjatë datave 3-5 shkurt do të shkojë në Abu-Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai do të jetë lideri i parë shpirtëror i katolikëve, që do të vizitojë Gadishullin Arabik.

Në deklaratën e bërë nga Vatikani bëhet e ditur se Papa Françesku pranoi ftesën e Princit Trashëgimtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayid el Nahyan dhe komunitetit shumë të paktë në numër katolik, që jeton në këtë vend.

Papa Françesku, përveç se do të takohet me udhëheqësit e këtij vendi, do të mbajë një fjalim në mbledhjen, që do të zhvillohet në lidhje paqen dhe dialogun ndërmjet feve dhe do të marrë pjesë në një meshë, që do të zhvillohet me përfaqësuesit e komunitetit katolik në vend.

Ndërkohë që të krishterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit mund të kryejnë obligimet e tyre fetare në kishat dhe vendet e tjera të lejuara me leje të posaçme, në Arabinë Saudite kjo nuk lejohet.

Zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke, në deklaratën e bërë në konferencën për shtyp tha se në vizitën, që Papa Françesku do të zhvillojë me temë “Më bëj një instrument të paqes tënde”, do të japë mesazhe paqeje për rajonin dhe botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit