1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Papa Françesku e rrah një femër, pastaj e fillon fjalimin për dhunën ndaj grave

Më të lexuarat

Fjalimi i Papa Françeskut pritet me shumë entuziazëm nga bota e krishterë, kur ai u drejtohet për mesazhet të fund vitit para një numri të madh të besimtarëve. Por kësaj radhe Papa e ka humbu durimin fare, sa që e goditi një grua në dorë pasi ajo nuk po ia lëshonte dorën.

Këtë veprim të pahijshëm e kanë kapur mediat, ku shihet Papa në mënyrë të revoltuar reagon përmes dhunës ndaj kësaj gruaja, që si duket e ka hyjnizuar Papën.
Ai ka kërkuar falje për këtë veprim duke thënë se e mundi njerëzorja dhe se e kishte humbur durimin. Por fjalimin e tij e filloi me dhunën ndaj femrës duke thënë: “Rilindja e njerëzimit filloi me gratë. Ato janë burim i jetës. Por pavarësisht kësaj, ato vazhdimisht ofendohen, rrihen, përdhunohen, detyrohen të prostituojnë veten dhe të shtypin jetën që mbajnë në barkun e tyre. Dhuna ndaj grave është përdhosje e Zotit, që u lind nga gruaja dhe shpëtimi i njerëzimit erdhi po nga gruaja”, tha Papa.

Video është parë me miliona njerëz, të cilët kanë bërë humorin e fundivitit këtë skenë, që për nga reagimi me të vërtetë është shumë qesharak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit