3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Papa Françesku: Barazvlefshmëria e Islamit me terrorizmin një gënjeshtër dhe absurditet

Më të lexuarat

Papa Françesku në një intervistë për gazetën lokale “L’Eco di Bergamo” ka theksuar se fetë kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes për “nxitjen e kulturës së unitetit”

 

ROMË (AA) – Kreu i Vatikanit Papa Françesku, lidhur me përpjekjet e disa qarqeve për të barazvlerësuar islamin me terrorizmin vlerësoi se “Vendosja e islamit me terrorizmin në të njëjtën masë? Disa persona mund të bëjnë retorika të tilla, por kjo është një gënjeshtër dhe një absurditet” transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se Papa Françesku, në një intervistë për gazetën lokale “L’Eco di Bergamo” ka theksuar se fetë kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes për “nxitjen e kulturës së unitetit”.

Duke cekur përpjekjet për barazvlerësimin e islamit dhe terrorizmit, Papa Françesku tha se “Vendosja e islamit me terrorizmin në të njëjtën masë? Disa persona mund të bëjnë retorika të tilla, por kjo është një gënjeshtër dhe një absurditet”.

Po ashtu Papa ka paralajmëruar se edhe tek kishat “mund të jenë përdorur strategjitë e luftimit për një forcë” kur bëhet fjalë për logjikën e “institucionit dhe jo të unitetit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit