8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Papa dhe “mrekullia” e instagramit

Më të lexuarat

Mediat botërore dhe ato arabe, po edhe rrjetet sociale, përcollën lajmin e hapjes së llogarisë në Instagram, shërbim i njohur për publikim të fotove, nga ana e Papës Fransis ditën e shtunë më 19 Mars të këtij viti (2016). Ajo që ishte më e rëndësishme në këtë lajm, numri i madh i ndjekësve (folloversave), ku për një ditë u bënë më shumë se 1 milion ndjekës. Ky numër i madh, apo kjo “mrekulli”, siç e thanë disa, a thua vallë është rezultat i popullaritetit të madh që ka?
Shumica e atyre që lexojnë lajmin, nuk dinë se si është përgatitur kjo “mrekulli” nga shërbëtorët e Papës! Papa Fransis ne Janar u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Google, Eric Shmidt, gjithashtu edhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Apple Tim Cook. Kurse në muajin Shkurt u takua me drejtorin ekzekutiv dhe themeluesin e kompanisë Instagram, Kevin Systrom. Systrom pas takimit me Papën tha: kisha nderin sot të takohem me Papën Fransis dhe folëm për fuqinë e fotove në bashkimin e popujve edhe përskaj dallimeve mes kulturave dhe gjuhëve të tyre. Deri në një masë të madhe ishte një përvojë e jetës time që nuk harrohet. (Vatican radio).
Kur e hapi Papa llogarinë e tij në Instagram, llogaria zyrtare e Instagramit publikoi një letër mirëseardhjeje për Papën dhe anësh fotoja e takimit të Systromit me Papën. Që domethënë se shërbimi Instagram e përhapi llogarinë e Papës në 145 milion përdoruesit e instagramit për një çast. Pastaj llogaria e Shtëpisë së Bardhë në Instagram dërgoi porosi mirëseardhjeje për Papën, llogari e cila ka më shumë se 2 milion ndjekës.
Kjo ndodhi është shembull të trillimit mediatik që i mashtron njerëzit me gjëra që s’janë reale, sikur magjia e magjistarëve, për të çuar përpara atë që është mbrapa dhe për të lënë mbrapa atë që meriton të çohet përpara. Gjithashtu është argument se Papa ka vend të veçantë te politikanët dhe ata që kanë vendimmarrjen në dorë edhe nëse shfaqen se nuk janë fetar.
Revista El-Bejan, nr. 347 (Prill-Maj, 2016)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit