9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pankarta nga Tirana: përgjigje Arbana Xharrës dhe një kosovari perëndimor që e paska mahnitur

Më të lexuarat

Ku ngjan Izraeli me Serbinë, Palestina me Kosovën dhe pse ky krahasim s’është hiç një turp, por një e vërtetë

Arbana Xharra, nja gazetare e sajuar në Kosovë, pa ndonjë shkëlqim profesional, larg çdo elegane në të shkruar, çfarë do thotë se vuan mungesë të lindur apo të kultivuar elegance dhe në të menduar, na qenka tronditur nga një prej pankartave në më të fundit protestë për Gazën në Tiranë.

Ajo, referuar statusit të një kosovari, që prej saj potencohet se jeton në Perëndim(e ça pastaj se jeton në Perëndim?!), e cilëson si “turp kombëtar” faktin e krahasimit të Izraelit me Serbinë dhe të Netanjahut me Millosheviçin. Dhe për këtë i referohet statusit të kosovarit perëndimor.

Ja ç’shkruan ai që ia ka marrë mendtë Xharrës me “shkallën e lartë” të inteligjencës:

“Izraeli:

Shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

(Po, dhe është një shtetësi e padrejtë që ka prodhuar krim dhe gjenocid).

– i rrethuar nga një tufë arabësh armiqësorë

(Po, sepse nuk mund të jesh mik me një shtet pushtues, kriminel dhe gjenocidal)

– u përballën me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit të tyre.

(gjenocidin jua bën gjermanët, pra perëndimorët, siç jua kanë bërë më shekuj. Arabët dhe muslimanët në përgjithësi, vetëm mirë janë sjellë me ta në histori, siç dhe i mirëpritën si refugjatë pasi gjenocidit perëndimor ndaj tyre)

– armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

(S’di ç’përgjigje mund t’i japësh me sajesën e një boshti të tillë me Serbinë…)

– ishte viktimë e terrorizmit arab me mbështetjen iraniane vitin e kaluar

(Po, nëse pranon se dhe UÇK-ja ka qenë terroriste në luftën e saj për liri, siç është në versionin serb)

– njeh Kosovën

(Nuk do të thotë asgjë për rastin konkret. Fakti që e njeh Kosovën nuk i jep legjitimitet në krime)

Kosova:

 – shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

(Faleminderit! Shtetësi plotësisht e drejtë)

– i rrethuar nga një tufë sllavësh jugorë armiqësorë

(Edhe Serbia, siç Izraeli, pretendon një gjë të tillë, si për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët, duke patur të përbashkët me shtetin sionist vetëviktimizimin)

– u përball me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit tonë

(Dhe kjo e bën të ngjashme Kosovën me Palestinën, pasi kjo e dyta po përballet me gjenocid në përpjekjen për të qenë shtet, pa Izraelin pushtues)

– armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

(!!!)

– ishte viktimë e terrorizmit sllav jugor me mbështetjen ruse vitin e kaluar

(Edhe Palestina e tillë, viktimë e terrorizmit sionist me mbështetje perëndimore.

– njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

(Edhe njëherë: Kjo nuk i jep legjitimitet të ushtrojë gjenocid, siç po e bën deri në kufijtë e të pabesueshmes dhe çnjerëzores)

Krahasimi i UÇK-së e cila ishte një ushtri çlirimtare me organizatë terroriste si Hamasi që kreu masakër në tetor të vitit të kaluar është një fyerje për çështjen tonë dhe për UÇK-në. Absolutisht e neveritshme.

(Asnjë lëvizje apo grupim që lufton për liri kundër një pushtuesi, nuk mund të jetë terroriste. Leksionin mere te UÇK. Hamas nuk ka kryer asnjë masakër. Hamas u ka dhënë përgjigje, siç e meritonin, jo vetëm ushtrisë pushtuese izraelite, por dhe kolonëve civilë, pushtues tokash, pronash e banesaz palestinezësh, të cilët jetojnë të armatosur dhe vrasin palestinez në më të parin rast që u jepet.)

P.S: Budallallëqet e mësipërme, ato që meritonin përgjigjë në kllapa, janë shkruar nga një askush, pra pa rëndësi për t’ja thënë emrin, i cili përmendet në reagimin e Arbana Xharrës.

Nga ai ne kuptojmë se në me ç’nivel pa nivel inteligjence bën gazetari gazetarja në fjalë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit