Ndërsa bota vijon të jetë në kërkim të mënyrave për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, maskat për fytyrën janë bërë të zakonshme në Francë dhe vendet e tjera që kufizojnë mbulesën muslimane.
Vendosja e maskave mbrojtëse të fytyrës është bërë një nga mjetet më të përhapura për të luftuar pandeminë e koronavirusit edhe në vendet ku ndalohen mbulesat fetare, një ironi kjo që nuk mbetet pa rënë në sy.
Pasi fillimisht dekurajuan qytetarët për të vënë maska për fytyrën, tashmë autoritetet shtetërore në të gjithë botën, thuajse njëzëri, inkurajojnë përdorimin e tyre që njerëzit t’i veshin në zona tek të cilat, me gjasa, hasen grupime njerëzish, sidomos në transportin publik.
Për shembull, në Austri, nga qytetarët kërkohet me ligj që tani të mbajnë maska në vende publike, siç janë edhe supermarketet.
Kërkesa, e cila vjen për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të hasjes së një pandemie globale, është gjithsesi një zhvillim me përmbysje dramatike nga legjislacioni i austriak i vitit 2017 që ndalon mbulesat e fytyrës – një veprim që shënjestronte gratë myslimane që mbanin shami – por përfundoi duke përfshirë edhe të ndryshmet.
Kjo ndalesë u zbatua aq rreptësisht, saqë një burrë që kishte veshur një kostum peshkaqeni dhe shpërndante fletushka në dobi të një dyqani elektronik, u gjobit nga policia austriake për shkelje të ligjit. Më vonë, u zbulua se ky truk u stis nga një kompani Marketingu për të studiuar “pikën sociale të rëndesës”.
Në Francë, një tjetër vend që ndalon mbulimin e fytyrës dhe ku “New York Times” beson se ekziston “një besim i fortë se francezët do ta refuzonin kulturalisht një praktikë të tillë”, autoritetet u kapën gafil në pamundësinë e sigurimit të maskave të mjaftueshme.
Në fillimin e krizës, Franca kishte një stok prej vetëm 150 milion maskash për fytyrën. Ndërsa, kur nevojat për përdorim u rritën goxha, u konstatua se shumica e llojeve të këtyre maskave mund të përdoreshin vetëm disa herë, e më pas lindte nevoja për t’u zëvendësuar më të reja. Kërkesa për më shumë maska bëri që autoritetet franceze të shtinin në dorë edhe maska të destinuara për vende të tjera europiane.
Përtej legjislacionit qeveritar, gratë myslimane që veshin nikab (mbulesë fytyre) i nënshtrohen niveleve më të larta të diskriminimit dhe kërcënimeve të dhunshme.
Një studim i vitit 2015 i kryer në Francë, evidentoi se 81% e viktimave të dhunës antimyslimane ishin gra muslimane që mbanin veshje të spikatura të besimit të tyre; gra që mbanin nikab apo edhe hixhab.
Një pasojë e paqëllimtë e rritjes së numrit të veshjeve të maskave është edhe rënia e nivelit të stigmatizimit të grave që zgjedhin të mbajnë nikab.
Siç thekson në një artikull për “Conversation” edhe studiuesja e Universitetit Veriperëndimor, Anna Piela, gratë muslimane po e gjejnë veten të singjashme me të tjerat.
“Tani, me një kthesë të papritur të ngjarjeve, njerëzit në të gjithë Perëndimin janë duke rendur pas maskave për fytyrën, si dhe bëjnë pazar me shirit ngjitur pas gojës e hundës. Kjo po e bën jetën publike me nikab shumë më të këndshme, thonë gratë muslimane”, shkruan Piela.
Veçoria e pandemisë së koronavirusit është thelbësore për të kuptuar se si do të rrjedhin ngjarjet në të ardhmen për gratë që mbulohen, pikërisht atëherë kur pandemia të jetë davaritur.
Qeveritë kanë treguar pak shenja se gjithçka në të ardhmen nuk do të rrotullohet vetëm rreth biznesit, veçanërisht në lidhje me normat fetare të veshjeve.
Një kahje që mund të ndërlikojë në tërësi çështjet për ligjvënësit perëndimorë është edhe tendenca e maskave të fytyrës si një aksesor i modës.
Dizenjatorët kanë shfaqur interes në rritje për maskat në fytyrë, duke i bërë ato pjesë të qenësishme të veshjeve edhe në përballjet e fundit me katastrofat.
Teksa njerëzit e zakonshëm ambientohen me idenë e mbajtjes së maskave jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe për mbrojtjen nga sëmundjet e ardhshme, do të bëhet më e vështirë për qeveritë që të bëjnë dallimin ndërmjet atyre që mbajnë mbulesë fytyre për qëllime fetare, dhe atyre rasteve që e kanë bërë mbulesën(maskën) e fytyrës si pjesë thelbësore të përmbushjes së interesave të tyre imediate./ TRT