Në pamjet satelitore të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë vihen re tymi dhe objektet e djegura në Arakan.
Në pamjet satelitore të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë vihen re tymi dhe objektet e djegura në Arakan.
Burimet vendase bëjnë të ditur se flakët janë vënë nga forcat e sigurisë së Mianmarit dhe autoritetet e sigurisë lokale.
Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë studioi pamjet satelitore të Hpar Wat Chaung gjatë datave 16-22 shtator.
Direktori i Luftës kundër Krizës së kësaj organizate, Tiran Hasan bëri të ditur se pamjet satelitore nuk përputhen me deklaratën e Ministres së Jashtme të Mianmarit dhe Ministres Përgjegjëse për Shtetin, Aung San Suu Kyi e cila tha se “operacionet ushtarake kanë marrë fund në datën 5 shtator”.
Në sulmet e ushtrisë së Mianmarit të kryera në Arakan nën pretekstin e luftimeve me militantët e armatosur, mijëra myslimanë janë vrarë që nga 25 gushti. Për shkak të mos lejimit të hyrjes ose daljes nga zona, është e pamundur të përcaktohet bilanci i saktë i civilëve të vrarë.
Në sulmet e ushtrisë dhe nacionalistëve budistë, rreth 200 fshatra u dogjën ose u shkatërruan. Dhjetëra mijëra myslimanë të Arakanit po përpiqen të arratisen nga zonat e sulmit në mënyrë që të shpëtojnë. Civilët që iknin nga Mianmari, duke kaluar në zonat malore, lumin Naf ose përmes detit përpiqen të arrijnë në Bangladesh.
Më shumë se 421,000 myslimanë të Arakanit kanë kaluar në Bangladesh që nga 25 gushti dhe UNICEF ka thënë se në mesin e tyre janë më shumë se 250,000 fëmijë.