Kanë dalur pamje të papublikuara deri më tani, të sulmit ndaj liderit të LSDM’së, Zoran Zaev.
Aty shihen momente të sulmit ndaj tij, ku ai përgjaket. Gjithashtu përpjekjet e truprojave të tij për ta mbrojtur. Më pas intervenimi i policisë me gaz lotsjellës, dhe tërheqja fillimisht në një zyrë ku i jepet ndihma e parë, e më pas edhe largimi nga objekti i Kuvendit, shkruan Televizioni Koha.
Zaev i cili ka nënshkruar koalicion qeverisës me partitë shqiptare, u sulmua mbrëmë nga përkrahësit e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.
Ndërsa më së shumti pësoi deputeti shqiptar Ziadin Sela, të cilit iu rrezikua edhe jeta.