5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pamje të rralla: ç’bënte Putini i viteve 90-të…

Më të lexuarat

Atëherë rreth 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së

Një video e rrallë nga fillimi i viteve 1990 me protagonist presidentin aktual rus Vladimir Putin, është publikuar nga kanali finlandez YLE.

Në këtë video nga një pushim në Finlandë, një Putin dukshëm më me flokë është duke luajtur pingpong në kalimin e kohës së lirë me argëtim.

Putini, atëherë rreth 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së, sapo ishte bërë këshilltar i kryetarit të atëhershëm të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.

Pamjet tregojnë Sobchak dhe Putin duke luajtur pingpong me truprojat e kryebashkiakut rus ndërsa presidenti aktual rus buzëqesh.

Në të njëjtat pamje amatore, Vladimir Putin duket se po shkon për peshkim, ndërsa mund të shihet edhe gruaja e tij e atëhershme, Ludmila, dhe dy vajzat e tij, Maria dhe Katerina.

Thuhet se në atë kohë Putin kishte pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjysmë milioni rusë kalonin kufirin për në Finlandë, pasi rusët po vuanin nga mungesa e ushqimit dhe nevojave themelore e mallrave.

Siç vë në dukje Guardian, video është regjistruar në një vilë në pronësi të kompanisë finlandeze Thomesto që importonte dru nga Rusia. Vila ndodhej në ishullin Torsö i cili ndodhet rreth 96 km në perëndim të Helsinkit.

Putin iu bashkua ekipit të Sobchak kur u kthye në Shën Petersburg, pasi kaloi pesë vjet në Dresden, Gjermaninë Lindore, si agjent i KGB-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit