Trupa pranë dekompozimit, shtëpi të shkatërruara, pemë të thara, kjo është panorama e tmerrshme që la pas shpërthimi ku forcat ajrore amerikane hodhën bombën masive e njohur si “MOAB”, në një fshat në malet e Afganistanit.
Forcat afgane kanë rimarrë fshatin i cili ishte në duar të ISIS deri para se të hidhej bomba masive.
Bomba “MOAB” është përdoruar për herë të parë në histori në këtë fshat.
Ajo përfaqëson bombën më të madhe të hedhur nga amerikanët pas hedhjes së dy bombave në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni në përfundim të luftës së dytë botërore.
https://www.facebook.com/rferl/videos/10155337615924575/