3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pamje të reja nga Xinjiang i Kinës: Dëshmi të reja të kampeve të ujgurëve myslimanë

Më të lexuarat

Një pamje e re e qendrave të paraburgimit në provincën Xinjiang të Kinës ka ringjallur shqetësimet për pozicionin e ujgurëve myslimanë në Kinë.

Në të njëjtën kohë, shumë kanë frikë për sigurinë e personit që i publikoi pamjet në YouTube.

Videoja zgjat njëzet minuta dhe është regjistruar nga një person i quajtur Guanguan. Ai shkoi në Xinjiang pasi lexoi një sërë artiku nijsh të gazetës amerikane BuzzFeed News, ku thuhej se gjendeshin disa prej qendrave të paraburgimit në rajon, shkruan dw.

Videoja u publikua fillimisht në YouTube dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e studiuesve që merren me qëndrimin e Kinës ndaj pakicave etnike në Xinjiang.

Alison Killing, një arkitekte që bashkëpunoi me BuzzFeed News për të krijuar një hartë të imazheve satelitore të kampeve, thotë se informacioni i ri nga videoja konfirmon atë që besohet se po ndodh në Xinjiang.

“Unë e kam vizituar tashmë Xinjiang një herë në vitin 2019 në një udhëtim me biçikletë, por qëllimi i vizitës sime këtë herë është krejtësisht i ndryshëm”, thotë Guanguan.

“Unë lexova një histori në të cilën gazetarët shënuan vendndodhjet e shumë qendrave të paraburgimit në Xinjiang duke krahasuar imazhet satelitore”, shtoi ai.

Gjatë rrugës, ai ndoqi një hartë satelitore të bërë nga BuzzFeed News, duke e krahasuar atë me imazhet satelitore të shërbimit kinez Baidu Maps. Kështu ai filmoi 18 objekte paraburgimi në tetë qytete në Xinjiang.

Në muajin korrik, ekipi i AP pati mundësinë të vizitonte “Qendrën e Paraburgimit Nr. 3” në Dabancheng, Xinjiang. Gazetarët e cilësuan objektin si më të madhin në vend, ndoshta edhe në botë, me një kompleks që shtrihet mbi 220 hektarë.

Agjencia amerikane e lajmeve bëri një vlerësim bazuar në pamjet satelitore, por edhe në qelitë dhe stolat që gazetarët regjistruan gjatë vizitës, sipas të cilave qendra mund të strehonte rreth 10 mijë njerëz dhe shumë më tepër nëse do të ishte plot. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit