Gjatë tërë natës, ata që thonë se janë kundër Samitit të G20-shit, kanë bërë dëme të mëdha nëpër metropolin gjerman të Hamburgut.
“Këtu jam sepse G20 është shkaktar i të këqijave në botë. Lufta është e keqe, por edhe kapitalizmi vret”, ka thënë për CNN një protestues, që u bë pjesë e turmës shkatërrimtare.
“Kjo protestë ka dalë jashtë kontrollit”, thotë një nga organizatorët, Andreas Blechschmidt, transmeton Telegrafi.
Policia ka publikuar pamjet e plaçkitjeve në lokale. Por, dëmet janë më të mëdha meqë janë djegur veturat, kontejnerët e mbeturinave, ndërsa dëmtime tjera ka kudo ku kishte protestues.
Deri tash janë lënduar 213 policë, ndërsa zjarrfikësit kanë reaguar 200 herë në 24 orë.
“Nuk kemi parë kurrë kaq dhunë dhe urrejtje”, thotë zëdhënësi i Policisë së Hamburgut, Timo Zill.
https://www.youtube.com/watch?v=324zmgzYICg
https://www.youtube.com/watch?v=T-sqGPKCy34