NATO, ndihmë nga trupat e Erdoganit për trazirat në veri
Janë shfaqur me një pamje të frikshme specialet turke të cilat do shkojnë në Kosovë me kërkesë nga NATO. Pas trazirave në veri, është parë e udhës që atje të shkojnë pikërisht forcat turke. Por fillimisht ato do dislokohen në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren.
Kosova’da meydana gelen olaylar sonrası bölgede görevlendirilen 65’inci Mekanize Piyade Tugay Komutanlığımıza (Lüleburgaz) bağlı komando taburu, Kosova’ya intikale başladı.#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/uuCyGs7eV0
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 4, 2023
Veç një avioni ushtarak me trupa, një kolonë kamionësh me automjete është nisur drejt Kosovës dhe ka kaluar pikën kufitare Kapikule në Ederne.
Pas ngjarjeve në Kosovë, batalioni i forcave speciale pranë Brigadës sonë 65 të Këmbësorisë së Mekanizuar (Luleburgaz), i cili më parë ishte caktuar në forcat e NATO-s në Kosovë, u caktua si njësi rezervë, me kërkesë të Komandës së Forcave të NATO-s në Napoli.
“Kanë filluar përgatitjet e nevojshme për transferimin e njësitit tonë në kazermën ‘Sulltan Murat’ në Kosovë deri më 4-5 qershor. 2023”, thuhet më herët nga Ministria turke e Mbrojtjes. /tesheshi.com/