Pamje shokuese janë kapur në momentin kur një njeri i bardhë – të cilit i është mohuar trajtimi për shëndetin mendor, ka sulmuar një adoleshente Muslimane në një dhomën e emergjencës në Michigan.
Pamjet tregojnë një 19 vjeçare e cila kishte veshur një hixhab blu të errët, i afrohet tavolinës në spitalin Dearborn dhe flet me gruan që po punonte aty me 10 shkurt, rreth orës 3.30 pasdite.
Disa momente më vonë, një njeri i shprishur është parë duke iu afruar adoleshentes dhe duke e goditur atë tre herë, përpara se stafi i spitalit dhe sigurimi të ndërhynte.
Njeriu i identifikuar sipas policisë është 57 vjeçari John Salvatore Deliz, i cili është arrestuar dhe është shpallur fajtor për sulmin.
Por një padi e paraqitur në Gjykatën e Qarkut Wayne pretendon se incidenti nuk do të kishte ndodhur nëse zyrtarët e spitalit kishin monitoruar siç duhet njeriun.
Për viktimën e cila po kërkonte një trajtim pasi kishte rrëshqitur në akull, avokatja e saj ka thënë se ajo është shkatërruar emocionalisht dhe ajo më asnjëherë nuk do të jetë si më parë, në gjendje normale./KohaIslame.com/
https://www.youtube.com/watch?v=yzJQwH5RGe0