0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pamje prekëse: Pasi kthehet nga spitali, mjeku shpërthen në lot – pasi nuk mund ta përqafonte djalin e tij

Më të lexuarat

Ndërsa lufta vazhdon për të vënë nën kontroll pandeminë e coronavirusit, gjithnjë e më shumë histori po shfaqen, sidomos ato që kanë të bëjnë me ata që tanimë janë në vijën e parë të frontit, mjekët.

Dhe së fundmi janë shpërndarë disa pamje prekëse të cilat tregojnë një mjek që shpërthen në lot pasi iu desh të tërhiqej nga djali i tij, nga frika se mos ia barte sëmundjen vdekjeprurëse.

Dr Nasser Ali Al Shahrani, nga Arabia Saudite, po kthehej në shtëpi nga një ndërrim në Spitalin King Salman në Rijad, kur djali i tij i vogël vrapoi drejt tij me krahët e tij të hapur.

Por, siç edhe mund të shihet në video, Dr Al Shahrani, i çon duart dhe i thotë, ‘jo, jo’, përpara se të shpërthejë në lot.

Duke folur për gazetën saudite Okaz, ai tha: “Qëllimi ishte që qytetarët dhe banorët të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e coronavirusit dhe të respektojnë rregullimet dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”.

Dr Al Shahrani vazhdoi të shpjegojë se si ai dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor u është dashur të krijojnë rutina të reja për t’i ndaluar ata të kalojnë në familjen e tyre sëmundjen vdekjeprurëse.

Ai shtoi: “Të gjithë kolegët duhet të shmangin afrimin e fëmijëve dhe familjeve të tyre derisa të lajnë duart dhe të marrin masat e nevojshme”.

https://twitter.com/Doranimated/status/1243264320110235649

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit