1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pamje: pas 180 ditësh grevë urie, gllënka e parë me “Bislimah”

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite ranë dakord për lirimin e Khalil Awaudeh më 2 tetor

Pas muajsh grevë urie, një i burgosur palestinez i shndërruar në legjendë, i dha fund protestës së tij me grevë urie.

Halil Awaudeh, njoftoi të mërkurën se autoritetet izraelite kishin rënë dakord ta lironin atë më 2 tetor. Shëndeti i 40-vjeçarit ishte përkeqësuar rëndë së fundmi.

Ai e ndërmorri protestën ekstreme pasi Izraeli nuk ia bënte të qartë se pse e kishte arrestuar.

Sipas raportimeve të mediave, palestinezi nga Bregu Perëndimor i pushtuar ka qenë në grevë urie për mbi 180 ditë, me një pushim.

Ai u arrestua nga ushtarët izraelitë në fund të vitit të kaluar dhe u vendos nën të ashtuquajturin paraburgim administrativ. Kjo masë lejon autoritetet izraelite të burgosin palestinezët deri në gjashtë muaj pa akuzë.

Në të kaluarën, ka pasur lirime të tjera të palestinezëve që hynë në grevë urie ndërsa ishin në paraburgim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit